100 vjet më vonë: Kujtojmë Luftën e Parë Botërore

100 vjet më vonë: Kujtojmë Luftën e Parë Botërore

Vrasja i dha nismë një reaksioni zinxhir i cili arriti kulmin në një kontinent ku lufta kishte shpërthyer. Ajo çfarë shumë menduan se do mbetej një konflikt i shkurtër për më tepër dhe heroik, u transformua në një ankth katër-vjeçar i cili gllabëroi qindra kombe, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, rikrijoi hartën e Europës dhe prezantoi botën me horrore të reja si armët kimike dhe goditjet nga predhat. Një katastrofë e dytë globale, e cila i kishte rrënjët në të parën, pasoi brenda një gjenerate. 


Më 28 qershor 2014,  udhëheqës Europianë u mblodhën për të përkujtuar sakrificat e luftës në një ceremoni solemne në Ypres, Belgjikë, ku ushtarë të panumërt gjetën vdekje në fushat me baltë të Flanders.  “Kjo përkujtimore nuk po mbahet për fundin e luftës apo për ndonjë betejë ose fitore,” tha Herman Van Rompuy, President i Këshillit të BE-së, dhe ish- kryeministër i Belgjikës. “ Por mbi të gjitha, për ata miliona njerëz që u vranë nga të gjitha frontet.” Van Rompuy përfaqëson Bashkimin e 28 kombeve, një pasqyrim i njerëzimit dhe solidaritetit rajonal të cilat 100 vjet më parë nuk mund të imagjinoheshin.


“Bashkimi është larg perfektes: Udhëheqësit patën mosmarrëveshje publikisht këtë javë për sa i përket kujt do i jepej një nga punët me të rëndësishme të Bashkimit Europian, dhe zgjedhjet e fundit të Parlamentit Europian nxorën fitues nga parti kundërshtare të integrimit të mëtejshëm. Por në 2012, Bashkimit Europian iu dha Çmimi Nobel i Paqes duke konsideruar sa larg ka lënë Europa të shkuarën e saj të ngjyer në gjak.”
Si një shenjë tjetër e shërimit të plagëve, Presidenti Francez Francois Hollande do dedikojë një memorial të gdhendur me emrat e të gjithë 600,000 trupave të zhdukur në Francën veriore gjatë Luftës së parë, pavarësisht pranë cilës anë po luftonin.
Sipas historianes Annika Mombauer nga Britan’s Open University “Duke konsideruar viktimat e panumërta që lufta shkaktoi, horroret e paimagjinueshme që ajo solli kudo në botë, është e drejtë dhe e justifikueshme që të lindë pyetja se kush ishte përgjegjës për gjithë këtë katastrofë,” ajo tha. “Sigurisht, ne nuk kemi arritur të biem dakord mbi një përgjigje të vetme në 100 vjet, dhe padyshim asnjëherë nuk do arrijmë.”
Lufta e madhe theksoi ngritjen e Shteteve të Bashkuara dhe lindjen e një shekulli amerikan. Parimi i vetë-vendosmërisë së kombeve i cili akoma vazhdon të testohet, mori rrënjë. Tre muaj nga sot, Skocia do të votojë  për pavarësinë nga Britania; Katalonja kërkon një referendum të ngjashëm për një shkëputje nga Spanja.  Lufta i dha fund shumicës së dinastive. Revolucioni Rus çoi në krijimin e shtetit të parë komunist në botë; Gjermania e mundur pa lindjen e Republikës federale të Weimar. Perandoria Otomane u shpërbë në disa pjesë, ashtu si dhe harta e Lindjes së Mesme u rikrijua. Militantë islamikë këtë periudhë shkulën tabelat kufitare përgjatë kufirit midis Irakut dhe Sirisë, një vijë e krijuar pasi perandoria osmane ishte shpërbërë. Çështja kryesore për irakenët është nëse vendi i tyre, i përcaktuar nga ato kufij do të vazhdojë të ekzistojë. Ngjarja e hidhur politike që ende përndjek ish-Jugosllavinë dhe këndvështrimet e tyre mbi Gavrilo Princip mbeten të ndryshme. Sipas serbëve, ishte një hero nacionalist që goditi perandorinë Austri-Hungareze; për boshnjakët, aksionet e tij ndikuan në turbulence që iu rikthyen shkatërrimit të qytetit të tyre gjatë Luftës Civile Ballkanike në vitet 1990. Nëpër Europë, jo vetëm rendi politik por dhe rendi i vjetër shoqëror u thërrmua si pasojë e Luftës së Parë Botërore.

 “Lufta e Madhe… ishte një shkatërrim,” tha Van Rompuy. “Ky është fundi i botës së djeshme, fundi i perandorive, aristokracive dhe gjithashtu i një besimi të pafajshëm në përparim.”
Festimet u shoqëruan paraditen e 28 qershorit 2014 me një performancë nga Filarmonia e Vjenës-një simbolikë kjo nga kryeqyteti i një perandorie që dikur urrehej; dhe në mbrëmje pati një shfaqje muzikore në urën pranë të cilës ishin goditjet fatale.

                                                                                                                                   BBC, qershor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk