Kroacia mbyll presidencën e Nismës së Europës Qendrore(CEI)

Kroacia mbyll presidencën e Nismës së Europës Qendrore(CEI)


E themeluar në vitin 1989 në Budapest, është një nga organizatat më të vjetra europiane ku 10 nga vendet e saj anëtare janë pjesë e BE-së (Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia) dhe 4 aktualisht janë kandidate për anëtarësimin në BE (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe Bosnjë Hercegovina në pritje të marrjes së statusit kandidat dhe shtetet e Partneritetit Lindor: si Moldavia, Bjellorusia apo Ukraina. Që në fillim, CEI ka promovuar proceset e integrimit europian dhe ka kontribuar në ecurinë e përgjithshme ekonomike dhe politike të anëtarëve të saj. Ndërkohë, shumë nga shtetet u bashkuan me BE, ndërsa të tjerët janë ende në rrugën e tyre drejt BE-së ose po punojnë për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta me BE. Megjithatë, sfida të shumta vazhdojnë, Samiti i CEI është një mundësi për t’i adresuar ato dhe siguron një platformë mjaft të mirë dhe një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet dhe për të ndarë njohuritë për ndërtimin e një sigurie të qëndrueshme.

Presidenca e CEI-t zgjidhet çdo vit me rotacion në fillim të vitit kalendarik dhe bazohet në rendin alfabetik të emrave të shteteve anëtare të CEI-t. Në vitin 2006, Shqipëria mbajti Presidencën e radhës së CEI-t. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme e politikës sonë të jashtme dhe për vizibilitetin e vendit dhe kapaciteteve tona organizuese, çka konfirmoi rolin aktiv të vendit tonë në proceset e bashkëpunimit rajonal.

Më 1 janar 2018, kryesia e CEI-t i kaloi Kroacisë, anëtare e kësaj organizate që në vitin 1992. Kështu vend-takimi për aktivitetin e mbajtur në datat 3 dhe 4 dhjetor 2018 i zhvillua në Zagreb, si kryeqyteti i vendit që mbajti presidencën për vitin 2018, , ku u diskutua mbi sigurinë dhe ekonominë. Gjithashtu duke qenë dhe takimi i fundit për vitin 2018, aty u pasqyrua puna e gjithë vitit nga ana e Kroacisë dhe është përcaktuar edhe vendi që do ketë presidencën për 2019 dhe ajo është Italia. Sekretari i Përgjithshëm i CEI-së, Antal Nikoletti, përmblodhi shkurtimisht historinë dhe aktivitetet e CEI-së, e cila sipas mendimit të tij luajti një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendeve në Bashkimin Europian dhe u angazhua fuqishëm për Partneritetin e Europës Lindore që përfaqëson një kornizë për bashkëpunim ndërmjet BE-së dhe vendeve partnere. “CEI, - u shpreh Nikoletti, - përfaqëson një platformë ndër-rajonale që përfshin Grupin e Vishegradit, Europën Juglindore, vendet lindore dhe Italinë.” Ai përmendi miratimin e Planit të Veprimit, i cili tregoi se integrimi europian mbeti në krye të rendit të ditës së CEI. Frano Matušić, sekretar i shtetit në Ministrinë e Turizmit të Republikës së Kroacisë, prezantoi aktivitetet e Ministrisë në axhendën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe theksoi se aktualisht Kroacia, së bashku me Shqipërinë, bashkë-kryeson Shtyllën 4 të EUSAIR për rajonin e Adriatikut dhe Jonit që merret me turizmin e qëndrueshëm. Në këtë takim në Kroaci bisedimet u përqendruan në qëndrueshmërinë ekonomike dhe trashëgiminë kulturore të një vendi ose komuniteti të caktuar, duke pasur parasysh që bashkëpunimi rajonal luan një rol vendimtar në zhvillimin e turizmit. Gjithashtu u diskutua edhe për rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis turizmit dhe sektorëve të tjerë, duke përfshirë ekonominë, mbrojtjen e mjedisit dhe kulturën.

Së fundmi, CEI në një deklaratë përfundimtare u bëri thirrje shteteve që të monitorojnë vazhdimisht ndikimin e sektorit të turizmit në mjedisin e komunitetit lokal në mënyrë që të minimizohet ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe gjenerimit të mbeturinave nga ndërmarrjet turistike dhe vizitorët dhe për të zbatuar Kodin Global të Etikës të UNWTO për turizmin. Po ashtu theksoi rëndësinë e nxitjes së investitorëve në turizëm në të gjitha nivelet për të ndërtuar dhe vepruar në një mënyrë të qëndrueshme ekologjike dhe mjedisore, inkurajimi i parlamenteve kombëtare që të miratojnë ligje që synojnë ripërdorimin e ndërtesave të braktisura dhe ligjet kundër mbingarkesës si dhe rekomandoi një bashkëpunimin e gjerë ndër-sektorial me qëllim të sigurimit të përdorimit të ekuilibruar të trashëgimisë në nivel lokal dhe rajonal. CEI në deklaratën e saj përmbyllëse shprehu mbështetjen e plotë për presidencën italiane, e bindur do të punojë më seriozitet në punën e saj.

                                                                                                                                         CEI, dhjetor 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk