Marrëveshja e parë ishte një fillim i mirë, por një shtysë e re është e nevojshme për prodhimin e rezultateve të cilat mund të ndikojnë në përmirësimin e jetës së përditshme, si dhe nxitjen e një afrimi të mëtejshëm. Për momentin nuk është koha e përshtatshme për shkak të bllokimit kushtetues në Prishtinë dhe dobësimit të ndikimit të BE-së në të dyja kryeqytetet. Ndikimi i BE-së në Serbi është dobësuar sepse hapja e kapitujve nuk do të mobilizojë liderët serb dhe shoqërinë civile ashtu sic ishte efekti i negociatave dhe dhënies së statusit kandidat. Në mënyrë të ngjashme, Prishtina nuk e sheh anëtarësimin e saj në BE si të besueshëm, pasi paraprakisht duhet të njihet minimalisht dhe nga 5 shtete antëtare të BE-së.
Pavarësisht këtyre vështirësive, ka disa arsye kryesore që Përfaqësuesja e re e Lartë Federica Mogherini, duhet t’i shohë me prioritet këto dy vende dhe marrëdhënien mes tyre. Europa nuk është më e njëjta në vitin 2014, prandaj duke përfunduar këtë projekt të paqes do të ndikojë në mënyrë propocionale në projektin e frontit lindor.
Znj. Mogherini gjatë mandatit të saj, duhet të synojë të riaktivizojë procesin e negociatave, dhe të kontribuojë drejt implementimit të suksesshëm, kështu të dyja vendet do ta kenë si qëllim anëtarësimin dhe marrëdhëniet mes tyre do të shkojnë drejt normalizimit. Duke përjashtuar agjendën gjeo-strategjike, e cila i shërben post-Europës pas-Krimeas, kjo do të kontribuojë për një Europë më të fortë me një Ballkan të begatë.
Përpara se Serbia dhe Kosova të fillojnë rrugën drejt normalizimit, ato duhet ta mbyllin kapitullin e tanishëm dhe të venë në zbatim çdo gjë që ato kanë rënë dakord. Në këtë drejtim, e rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë është themelimi i Shoqatës së Komunave Serbe të Kosovës. Ndërkohë, për Prishtinën, çelësi është mbyllja e marrëveshjes në drejtësi dhe integrimi i anëtarëve të mbrojtjes civile në institucionet e Kosovës. Vetëm pasi të jenë zgjidhur këto çështje Prishtina dhe komuniteti serb i Kosovës do të ndjehen të sigurte në lidhje me hapat e mëtejshëm. Vetëm atëherë do të bëhet i mundur integrimi i komunitetit serb brenda institucioneve të reja.
Pasi të bëhet implementimi i plotë, kredibiliteti i përmirësuar i BE-së do të lejojë që ajo të zgjerojë gamën e bisedimeve Serbi-Kosovë, si dhe të ndjekë parimin "çdo gjë me përjashtim të njohjes" (p.sh. lidhjet e transportit, kursimet bankare, domeinet e internetit, etj), dhe kështu vazhdimi i një dialogu do të shërbejë si bazë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ndryshe nga periudha e mëparshme, kur kanë paqartësia i shërbente një qëllimi, afrimi tani duhet të jetë real.
Arritja e objektivave do të fokusohet në tre qasje: 1) bashkëpunim formal mes Prishtinës dhe komunave veriore, mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë; 2) Bisedimet në nivel teknik Beograd-Prishtinë rreth vazhdimësisë të implementimeve; 3) Bisedimet Beograd-Prishtinë për trajtimin e dhe hapjen e çështjeve të reja në të cilat duhet insistuar.
Mogherini dhe EEAS kanë në dorë mundësinë për mbylljen e një kapitulli që jo vetëm qetësin Ballkanin, por edhe përkrah fuqinë e Europës në një moment në të cilin kjo e fundit ka më shumë nevojë.
The Centre for Southeast European Studie, tetor 2014