1. Presidenti i ri i Maqedonisë
Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Maqedoninë e Veriut u shpall fitues Stevo Pendarovski. Tre kandidatët ishin Stevo Pendarovski nga Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova nga partia opozitare nacionaliste VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka, një përfaqësues i pavarur që përfaqësonte minoritetin shqiptar. Raundi i parë nuk rezultoi në shumicë absolute për asnjë kandidat, megjithatë Pendarovski fitoi kundër Siljanovska-Davkova në raundin e dytë më 5 maj me 51.85 % të votave kundrejt 44.72 %. Pendarovski theksoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve forcoi rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënvizoi se vendi pati zgjedhje të suksesshme demokratike.
2. Samiti i Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit
Më 8 dhe 9 maj u zhvillua në Tiranë Samiti i radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit. Ky Samit mblodhi 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të ftuar nderi ishin Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkoi dhe me “Ditën e Europës”, përçoi një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.
Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Në mbyllje të Samitit, liderët miratuan një dokument me konkluzionet e takimit.
3. Forumi i Think Tanks “Përforcimi i Integrimit Europian në Ballkanin Perëndimor”
Në 14-15 maj u mbajt në Shkup Forumi “Think Tank” në Ballkanin Perëndimor i titulluar "Përforcimi i Integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor – mësimi nga e kaluara dhe përgatitja për të ardhmen". Cila është perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor ishte çështja kryesore e diskutuar dhe aspektet kryesore të këtij diskutimi kanë të bëjnë me Procesin e Berlinit në kontekstin e presidencës polake, si bashkëpunimi rajonal, siguria, migrimi, integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tejkalimi i çështjeve dypalëshe.
Duke folur për marrëdhëniet rajonale, Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Andrej Zhernovski tha se "nuk ka konflikte të ngrira, por vetëm zgjidhje të ngrira". Zhernovski shtoi se ata e kuptojnë rëndësinë e reformave, duke shtuar se procesi i integrimit është më transparent sesa më parë.
Rëndësia e temave që u diskutuan në këtë ngjarje dyditore u theksua gjithashtu nga Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Negocimet dhe Zgjerimin, Maciej Popoëski: "Perspektiva është e qartë, hapat e ardhshëm janë gjithashtu të qarta. Ne vetëm duhet të punojmë shumë në formate dhe konfigurime të ndryshme për ta bërë atë të ndodhë ", tha Popoëski.
4. Marrëveshja tripalëshe Bosnjë-Hercegovinë, Mal i Zi dhe Serbi
Më 15 maj u nënshkrua në Sarajevë nga Ministri i Çështjeve Civile të Bosnje Herzegovinës, Adil Osmanovic, Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Dragan Pejanovic dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Veljko Odalović Protokolli për vendosjen e kufirit të trefishtë midis Bosnje Herzegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë . Nënshkruesit e përshkruan protokollin si një premtim për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm për të lëvizur lirshëm sipas ligjit ndërkombëtar.
Ministri Osmanoviç tha se nënshkrimi i protokollit është në favor të forcimit të bashkëpunimit dhe respektit reciprok për të tre vendet.
"Nënshkrimi i protokollit është një premtim për gjeneratat e ardhshme të të gjitha vendeve nënshkruese. Qytetarët tani mund të lëvizin lirshëm, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke e vlerësuar paqen si një arritje të lartë ", tha Osmanoviç.
5. Konferenca Perspektiva Ballkanike
Më 17 maj u mbajt konferenca "Perspektiva Ballkanike: Përshtatja e partneritetit dhe rrugët e integrimit" në Romë. “Ballkani është një pjesë e rëndësishme e Evropës, shumë afër nesh, dhe jo vetëm gjeografikisht, ata janë pjesë e historisë europiane dhe e së ardhmes europiane”, tha presidenti i Fondacionit të NATO-s, Alessandro Minuto-Rizzo. Përveç kësaj, ai nënvizoi se rajoni duhet të mbetet në qendër të vëmendjes në vitet e ardhshme.
Gjithashtu, ish-Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Jolevski, deklaroi se forcimi i procesit demokratik, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, krijimi i një ekonomie funksionale të tregut kanë qenë dhe janë vendimtare për të gjithë qytetarët e Ballkanit. Ai shtoi se vlerat euroatlantike janë pjesë përbërëse e këtyre shoqërive.
6. Takim mes Shtabit të Ushtrisë së Malit të Zi dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës
Në datën 27 maj në Prishtinë u mbajt një takim mes Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Malit të Zi dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Gjenerali malajzez Dragutin Drakić deklaroi se Mali i Zi do të mbështesë integrimet euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor si një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjatë bisedimeve të tij me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Rustem Berisha dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë Rahman Rama, Drakić theksoi se Mali i Zi mbështet synimin strategjik të Kosovës për t'u bërë anëtare e NATO-s.
Përveç kësaj, Berisha falënderoi Drakić për kontributin e Malit të Zi në misionin e KFOR, duke shtuar se mbështetja e Malit të Zi dhe partnerëve të tjerë është e nevojshme për transformimin e mëtejshëm të FSK-së në një ushtri dhe se anëtarësimi në NATO ishte qëllimi strategjik i Kosovës, duke e bërë përparimin e bashkëpunimit rajonal edhe prioritetin e Prishtinës.
7. Raportet e Komisionit Europian 29 maj
Shqipëria
• Në aspektin politik pati polirazim të madh duke parë protestat e vazhdueshme të opozitës dhe mandatet e djegura nga deputët e opozitës. Gjithashtu, partitë opozitare nuk janë regjistruar akoma për zgjedhjet vendore të 2019.
• Në administratën publike pati një progres të moderuar në disa fusha, si për shembull transparenca e procedurave përzgjedhëse dhe forcimi i kapaciteteve për procedurat e shërbimeve civile. Nevojitet një administratë e depolitizuar, eficiente dhe profesioniste.
• Në sistemin e drejtësisë u vlerësua reforma në drejtësi dhe progresi i përgjithshëm pozitiv.
• Në luftën kundër korrupsionit u vu re një progres i mirë me planveprimin e 2018-2020, por mbetet i dukshëm në shumë fusha.
• Në luftën kundër krimit të organizuar ka një progres të lehtë që duhet të vazhdojë me eleminimin e procesit të pastrimit të parave dhe pasurive të pajustifikuara.
• Në fushën e të drejtave themelore vihet re një kuadër i mirë legjislativ, por implementimi i tyre kërkon më tepër përpjekje.
• Kriteret ekonomike duhen rishikuar pasi ka aspekte negative.
• Në marrëdhëniet ndërkombëtare u vlerësua pjesëmarrja e Shqipërisë në konferencat rajonale dhe u nënvizuan hapat e rëndësishëm në marrëdhëniën me Greqinë.
• Në çështjen e migrimit u arrit të minimizohej fluksi i emigrantëve, por numri i tyre mbetet sërish i lartë.
Mali i Zi
• Në aspektin politik mbetet shqetësuese niveli i ulët i besimit në zgjedhje.
• Në administratën publike u vlerësua një progres pozitiv i përgjithshëm me nevojshmëri për ndërhyrje në depolitizimin e adminsitratës dhe përmirësimin e shërbimeve.
• Në sistemin e drejtësisë vihet re një progres i moderuar, por duhet synuar pavarësia dhe profesionalizmi.
• Në luftën kundër korrupsionit u vu re një progres i limituar me korrupsionin si fenomen në shumë fusha.
• Në luftën kundër krimit të organizuar vlerësohet bashkëpunimi i organeve të ndryshme, por çështje si trafiku i qenieve njerëzore, pastrimi i parave, mallrat kontrabandë mbeten probleme që duhen zgjidhur.
• Në aspektin e të drejtave themelore vihet re një përafrim i standardeve europiane, por nevojitet fuqizim i kuadrit ligjor dhe institucional.
• Vlerësohet pjesëmarrja e Malit të Zi në konferencat rajonale dhe përpjektet për bashkëpunim në marrëveshjet rajonale.
• Në fushën e migracionit ka patur migracion të paligjshëm.
• Ka një progres minimal në ekonomi që është shoqëruar me një rritje të lehtë, por deficiti shtetëror mbetet i lartë dhe ka mungesë investimesh të huaja.
Serbia
• Në aspektin politik duhet të ketë më tepër hapësirë debati mes partive.
• Në administratën publike vlerësohet progresi në sektorin e shërbimeve me implementimin e ligjeve të reja. Mbetet për t’u eleminuar influenca politike në këtë sektor.
• Në aspektin e drejtësisë u vu re se rekomandimet e dhëna vitin e kaluar nuk ishin adresuar siç duhet.
• Nuk vihet re akoma impakt nga reformar e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit.
• Në luftën kundër krimit të organizur vihen re përpjekje për progres me anë të ndryshime legjislative të ndërmarra.
• Për sa i përket fushës së të drejatve themelore, nuk ka progres mbi lirinë e shprehjes dhe nevojitet forcimi institucional i minoriteteve dhe targetgrupeve.
• Ka patur përpjekje mga Serbia për normalzimin e marrëdhënieve me Kosovën, megjithëse mbetet akoma shumë për t’u bërë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
• Në aspektin e migracionit, Serbia ka kontrolluar mirë rrymat migratore drejt BE .
• Në fushën e ekonomisë vlerësohet një progres i lehtë në ekonominë e tregut.
Maqedonia e Veriut
• Në aspektin politik ka ruajtur një balancë në implementimin e reformave të BE.
• Në administratën publike u vlerësua progresi i reformave të ndërmarra, transparenca në politikëbërje.
• Në sistemin e drejtësisë ka patur progres në adresimin e rekomandimeve nga Komisioni i Venecias.
• Në luftën kundër korrupsionit ka patur progres në ndjekjen e cëshjeve korruptive me anë të përmirësimit të kuadrit ligjor, por korrupsioni mbetet i dukshëm në shumë fusha.
• Në luftën kundër krimit të organizuar vihet re se kuadri ligjor është në një linjë standardet europiane.
• Në fushën e të drejtave themelore u vu re progres në luftën kundër urrejtjes dhe diskriminimit. Shteti duhet të adresojë rekomandimet e huaja mbi situatën e grave, personave me aftësi të kufizuar dhe grupeve vulnerabël.
• Ka progres në situatën e lirisë së shprehjes.
• Në marrëdhëniet ndërkombëtare vlerësohet marrëveshja historike e Prespës me Greqinë.
• Ka përmirësime të situatës ekonomike, por mbeten sfida si ekonomia informale.
• Në fushën e migrimit ka patur bashkëpunim me shtetet anëtare, por kufiri në zonën veriore mbetet një “pikë e nxehtë” për shkak të aktiviteteve jo të ligjshme.
Kosova
• Kosova bëri progres në miratimin e disa reformave të lidhura me BE. Nga ana tjetër pati progres të limituar në adresimin e problemeve që dolën nga monitorimi i zgjedhjeve të mbajtura në 2017.
• Në administratën publike ka nevojë për reforma të thella për eleminimin e ndikimit politik në përzgjedhje të stafit.
• Sistemi juridik i Kosovës është në hapat e parë dhe nevojitet fuqizim i kapaciteteve të organeve legjislative.
• Në luftën kundër korrupsionit është në hapat e parë dhe dallohet progres në reforma të ndërrmara dhe në ndjekjen e disa çështjeve të rëndësishme.
• Në luftën kundër krimit të organizuar duhen më tepër përpjekje për konfiskimin e objekteve dhe pasurive që janë nën hetim.
• Në fushën e të drejtave themelore Kosova është në një linjë me standardet e BE, por për sa i përket implementimit ka mangësi në burime financiare dhe burime të tjera, kryesisht në nivel lokal ku mungon dhe koordinimi.
• Ka progres në lirinë e shprehjes ku viht re se janë ulur incidentet me sulmet ndaj gazetarëve.
• Në fushën ekonomike vihet re një progres i lehtë në zhvillimin funksional të ekonomisë së tregut, por ka sfida për sa i përket tregut të punës.
• Në marrëdhëniet ndërkombëtare vihet re pjesëmarrja e Kosovës në konferenca rajonale, por shihet si një hap mbrapa e vendosja e tarifës dogonare me Serbinë.
• Në fushën e migracionit duhet të vazhdohet me përpjekjet pozitive për adresimin e problemeve të migracionit ilegal.
Bosnja dhe Hercegovina
• Bosnja dhe Hercegovina duhet të unifikojë me BE kuadrin kushtetues dhe nevojitet decentralizimin i pushtetit.
• Nevojitet përmirësim i sistemit të drejtësisë dhe sistemit zgjedhor.
• Duhet të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të përfshirë në terrorizëm dhe pastrim parash.
• Duhet të punojë me përfshirjen në shoqëri të të gjithë qytetarëve.
• Nevojiten hapa kryesorë në reformimin e administratës publike.
• Bosnja dhe Hercegovina ka arritur një shkallë të caktuar stabiliteti për sa i përket makroekonomisë. Vendi duhet të trajtojë pengesat për funksionimin e duhur të mekanizmave të tregut, si një sundim i dobët ligjor, burokraci, korrupsion, procedura të gjata dhe shumë komplekse administrative dhe fragmentim të lartë të tregut të brendshëm të vendit.
Stafi i EuroSpeak, maj 2019