Serbia ka paraqitur kundër-padinë e saj në 2010, duke pretenduar se Kroacia ishte fajtore për krimin e genocidit ndaj serbëve gjatë dhe pas operacionit 1995. Referuar padisë së Kroacisë, gjyqtari Peter Tomka tha se Serbia nuk do të shpallet përgjegjëse për krimin e genocidit për ngjarjet para datës 27prill 1992, që përkon me firmosjen nga ana e saj të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Genocidin.Kjo pasi,nuk mund të pretendohet se Serbia ka detyrim të respektojë nenet e Konventës për ngjarje që datojnë para firmosjes.Një interpretim i tillë hedh poshtë pretendimet e Kroacisë se veprimet e ushtrisë jugosllave në qytetin lindor të Vukovarit, në vitin 1991, duhet të trajtohen si genocid e ku sipas saj, Beogradi duhet të mbajë përgjegjësi si organizator i akteve të tilla. Por gjyqtari Tomka, kundërshton argumente të tilla, duke deklaruar se veprimet ndaj kroatëve (vrasje dhe dëbim), ishin pjesë e një qëllimi politik të forcave dhe udhëheqësve serbë, të cilat përkthehen në dëbimin por kurrsesi në shkatërrimin e kroatëve. Madje, sipas tij, Kroacia nuk arriti të provojë se kemi të bëjmë me krime me natyrë genocide, ndaj kërkesa e Kroacisë duhet të rrëzohet plotësisht.
Të njëjtat argumenta, Tomka përdori edhe për rrëzimin e pretendimeve të Serbisë lidhur me përgjegjësinë e Kroacisë për genocid në 1995 ndaj serbëve. Sipas tij, pavarësisht numrit të madh të të vrarëve, nuk ekzistonte asnjë provë që tregonte së qëllimi final ishte pikërisht shkatërrimi i serbëve, ndaj nuk mund të trajtohet si genocid.
Të dyja shtetet kanë investuar shuma të mëdha për këto çështje para gjykatës së Hagës. Kështu, në bazë të të dhënave të Ministrit të Drejtësisë së Kroacisë , vendi shpenzoi 28,111,589 kuna (mbi 3.7 milion euro) për këtë cështje. Ndërkohë pala Serbe deklaron se ka shpenzuar 800,000 euro.
Pas Luftës së Dytë Botërore, që shënon dhe me kohën e themelimit, Gjykata e Hagës ka trajtuar vetëm masakrën e Srebenicës në Bosnjën lindore në 1995, si genocid dhe ky përbën rastin e vetëm.
BalkanInsight, shkurt 2015