SHBA, BE dhe OSBE i bëjnë thirrje Serbisë për lirinë e medias

SHBA, BE dhe OSBE i bëjnë thirrje Serbisë për lirinë e medias


SH.B.A i dhanë mbështetjen e tyre popullit serb nëpërmjet ambasadorit të SH.B.A në Serbi, Michael Kirby. "Ju keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të shprehur lirshëm mendimin tuaj dhe ne do t’ju gjendemi për t’ju mbrojtur në Serbi dhe jashtë vendit." tha ai.
Deniz Yazici, nga zyra e OSBE-së në Vjenë, u shpreh se ka pasur një trend drejt censurës së internetit në Serbi. "Është përgjegjësi e qeverisë për të mbrojtur lirinë e shprehjes së mediave online dhe offline dhe të hetojë e dënojë aktet e censurës." tha ai.
Diskutimi u zhvillua pasi kryeministri Aleksandër Vuçiç u ankua për rritjen e presionit mbi median për ta sulmuar atë, presion i cili, sipas tij, vinte nga ambasadorët në Beograd dhe nga jashtë. Ai u shpreh se pretendimet e OSBE-së se qeveria e tij kishte ushtruar presion mbi mediat në Serbi kanë qenë të rremë dhe janë pjese e një fushate kundër tij. "Ata po gënjejnë, dhe kur dikush gënjen, minimumi i mirësjelljes është të kërkojë falje. Unë nuk do të lejoj askënd të sulmojë Serbinë." tha Vucic. Akuzat e Vucic erdhën pasi Paula Thiede, nënkryetarja e Misionit të OSBE-së në Serbi, i tha televizionit B92 se liria e medias në Serbi ishte duke u përballur me probleme serioze.
Së fundmi, faqja e internetit Pescanik.net u mbyll pas publikimit të pretendimeve se ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviq kishte bërë plagjiaturë në disa pjesë të tezës së tij të doktoraturës. Dy faqe interneti të tjera që kritikonin qeverinë janë mbyllur gjithashtu.  Ndërkohë, Milorad Veljoviç, kreu i policisë, deklaroi se policia dhe Interpoli po hetojnë rastin e faqes së internetit Pescanik.net. 


Balkan Insight, qershor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk