Nuk do të ketë kushte të reja për anëtarësimin e Serbisë në BE

Nuk do të ketë kushte të reja për anëtarësimin e Serbisë në BE


Edhe pse pritej, këto mesazhe janë mjaft të rëndësishme për Serbinë pasi Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç pati deklaruar se kushtet e reja të vendosura nga Berlini janë të papranueshme. Por këto pretendime u hodhën poshtë si të pavërteta nga Steinmeier , i cili ndër të tjera shtoi se Gjermania, si shtetet e tjera të BE-së, është e interesuar për hapjen e kapitujtve të parë në këtë vit, në negociatat e anëtarësimit me BE-në. Pas takimeve të realizuara me zyrtarin e lartë gjerman, si Daçiç ashtu edhe kryeministri Aleksandar Vuçiç konfirmuan tone pozitive të bisedimeve.

Sipas raporteve nga mediat e Beogradit, presidenti serb Tomislav Nikoliç nuk ishte optimist në lidhje me mesazhet e Steinmeier, duke pasur parasysh faktin se "ai nuk tha në mënyrë të qartë sa kapituj negociues do të jenë hapur deri në fund të vitit". Megjithatë, ai shtoi se Steinmeier i tha atij se ai besonte se do të krijohen kushte për këtë.

Negociatat e anëtarësimit të Serbisë janë të ndryshme në krahasim me vendet e tjera. Kapitulli 35 për Çështje të tjera, do të jetë veçanërisht i rëndësishëm në negociata, si kapitujt 23 dhe 24, në lidhje me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, e cila do të duhet të hapet në fillim të negociatave, dhe të mbetet e hapur deri në fund. Kryeministri Vuçiç u shpreh se Serbia është përgatitur për hapjen e kapitujve të parë në qershor por shtoi se kjo gjë do të varet nga Gjermania dhe vendet e tjera.
Një ndër temat kryesore të bisedimeve ishin edhe marrëdhëniet problematike me Kosovën, lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe vendosjen e marrëdhënieve të rregullta me Kosovën.

Ministri gjerman e përgëzoi Serbinë për kontributin e saj në përpjekjet drejt normalizimit të marrëdhënieve duke shprehur shpresën se Komisioni Europian do të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndërsa Kryeministri Vuçiç tha se çështja e hapjes së negociatave të anëtarësimit nuk lidhet me reformat e vendit të tij, por me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Pavarësisht zotimit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, garantoi angazhimin e Serbisë për vendosjen e marrëdhënieve racionale dhe të arsyeshme me ata që mendojnë ndryshe, përmes dialogut.

Edhe pse marrëdhëniet ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë u cilësuan si më të mira se asnjëherë më parë, qëndrimet e kundërta lidhur me situatën në Ukrainë si edhe me sanksionet ndaj Rusisë paraqesin një problematikë në marrëdhëniet bilaterale.
                                                                                                                                   EurActiv, prill 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk