Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë

Së pari, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), partia kryesore kombëtare boshnjake, arriti një fitore të qartë në Federatë, duke u bërë partia më e madhe në çdo kanton të vetëm me një shumicë boshnjake. Në të gjitha kantonet e dominuara kroate, Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnjë-Hercegovinës(HGZ) u bë partia më e madhe. Përveç kësaj, të dyja palët fituan vendet përkatëse në presidencën boshnjake. Megjithatë, ky rezultat ngjason me një kthim i partive kombëtare, si një humbje e Social-Demokratëve (SDP).

Fitorja e HDZ ishte rezultat i mungesës së një konkurrenti të fortë që mund të mobilizonte edhe ata që nuk ishin kroatë për të votuar për një kandidat kroat. Ndërsa pretendenti kryesor Martin Raguž i HDZ të 1990 u përpoq ta bënte këtë, nuk qe në gjendje të apelonte si në elektoratin kryesor kroat ashtu edhe tek ata të  vetë-identifikuar si boshnjakë apo boshnjakët e vërtetë . Në vend të kësaj, Čović bashkë me stafin e tij të lartë partiak fituan.

Në mesin e kandidatëve boshnjake, arena politike ishte e mbipopulluar, por Bakir Izetbegović fitoi mbi sfiduesit konservatore si ish-kreu i komunitetit islamik, Mustafa Cerić , biznesmeni "i diskutueshëm" Fahrudin Radonçiç dhe kandidatët e majtë (duhet kuptuar se këto etiketa janë të ndërlikuara në politikën  boshnjake), Emir Suljagić i Frontit Demokratik dhe Bakir Hadziomerovic nga SDP.

Fitorja e Izetbegović dhe Čović është fitore për partitë e mirë-organizuara dhe një humbje për Social-Democratët, të cilët janë parë nga votuesit si fajtorët kryesorë për mungesën e përparimit në katër vitet e fundit.

Në Republikën Serbe situata paraqitet  më e komplikuar. Dodik dhe "Aleanca e tij e Social-Demokratëve të Pavarur" (as aleancë, as e pavarur, as social-democratike) ka humbur shumicën e mbështetjes, duke përfshirë këtu edhe  postin e tyre në presidencën e shtetit.
Megjithatë, fitorja e Mladen Ivanić mund të provojë një fitore si të Pirros, pasi opozita nuk arriti të merrte presidencën e RS nga Dodik, edhe pse iu afrua shumë, dhe duket se partia e Dodik do të vazhdojë të fuqizohet në parlamentin e RS. Kështu, Dodik është dukshëm më i dobët nga ç’ishte katër vite më parë, por ai nuk heq dorë.

Rezultatet në këtë mënyrë tregojnë një dobësim të detyrës në RS dhe një humbje në Federatë. Rezultati është një kthim në pushtet i partive që kanë dominuar politikën në Bosnjë para vitit 2010 dhe që kanë shfaqur pak aftësi apo vullnet për të ndjekur një axhendë politike më konstruktive ose një axhendë politike të orientuar nga reformat. Kështu, zgjedhjet sjellin ndryshim pa qenë ndryshim.

Një tipar qendror i politikës boshnjake që ka kontribuar në ndjenjën e pafuqisë në mesin e shumë qytetarëve ka qenë perceptimi se askush nuk humbet zyrën e tij dhe të gjithë kanë pushtet diku. Kështu, SDA nuk ishte në pushtet në Federatë, por mbajti presidencën boshnjake, HDZ-së iu bllokua pushteti, por iu kthye më vonë pasi qeveria u riorganizua.

Partia e Fahrudin Radončić  iu bashkua qeverisë, por më pas ai u shkarkua në pranverë. Partitë kryesore opozitare në RS kanë qenë të paktën për disa kohë pjesë e koalicionit qeverisës në nivel shtetëror.
Lidhjet mes opozitës dhe qeverisë u bënë aq të  paqarta sa kombinimi i shtresave të shumta të qeverisjes, koalicioneve të mëdha dhe shumicës së paqëndrueshme sollën si rezultat një dinamikë ku të gjithë ishin në pushtet dhe askush nuk mund të fajësohej.

Protestat në shkurt të 2014 të paktën nuk ishin një produkt i këtij kuptimi të përgjithshëm, i asaj që  e gjithë elita politike nuk është vetëm e diskredituar, por edhe e padallueshme. Zgjedhjet parashikojnë mundësinë që të ketë një shumicë të qartë (për standardet boshnjake) dhe një opozitë dhe në këtë mënyrë të sigurohet mundësia për një konkurrencë më të qartë e të prerë politike.

Megjithatë, frytet e një qartësi të tillë do të duan pak kohë dhe sistemi zgjedhor që i jep peshë disproporcionit të partitë më të vogla mund të pësojë një pikëllim në një dinamikë të tillë.
Pyetja kryesore në muajt dhe vitet e ardhshme do të jetë nëse e majta politike, e përfaqësuar nga SDP dhe Fronti Demokratik në Federatë, është në gjendje të formojë një alternativë politike koherente dhe të reformuar.

Çelësi do të jetë aftësia e SDP për t’u vetë-reformuar dhe për ta shpëtuar veten nga Zllatko Lagumdžija, tanimë presidenti që ka qëndruar më gjatë në detyrë në parti me  Milorad Dodik. Në RS, pyetja do të ishte nëse opozita do të jetë në gjendje të vazhdojë përballjen me Dodik dhe të tërheqë potencialisht në anën e saj disa nga partnerët e saj të koalicionit.
Së fundi, një shënim në lidhje me BE-në, edhe pse kishte nxjerrë raportin e fundit të progresit vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duket se ka patur pak ndikim. Kjo është përsëri një pasqyrim i mungesës së dukshme të zgjedhjeve, të gjithë janë për pranimin në BE dhe kështu hyrja në BE është bërë një objektiv aq monoton dhe i përbashkët (dhe në mënyrë të barabartë e universal i shpërfillur) saqë (aktualisht) nuk arrin të punojë si një matës, sipas të cilit të maten performancat e partive politike.

Një tipar goditës i zgjedhjeve është dominimi i vazhdueshëm i politikanëve të vjetër në skenën boshnjake. Ndërsa ka disa shenja të vogla të ndryshimit, të tilla si hyrja e Naša Stranka në parlamentin e Federatës, politika është shumë e dominuar nga ata që kanë qenë pjesë e politikës për një kohë të gjatë, qofshin këta ata që humbën apo ata që i fituan këto zgjedhje.

Kështu, ndryshimi nuk vjen përmes zgjedhjeve, por përmes katër viteve të gjata ndërmjet.  Nëse kjo do të bëhet përmes ndryshimit të partive dhe liderëve të tyre, ose me anë të presionit nga poshtë, kjo gjë  është e paqartë, por duket se ka gjasa që vetëm një kombinim i të dyjave mund të sjellë ndryshime më të konsiderueshme.


                                                                                                                        Balkan Insight, tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk