Migrimi masiv nga Kosova

Migrimi masiv nga Kosova


Pretendime të tilla janë hedhur poshtë nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës, të cilët theksojnë se ata e dinë se edhe numri më i vogël është shqetësim dhe një barrë e rëndë në Prishtinë.Kjo bëri që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë të veçantë për ndalimin e emigracionit të paligjshëm dhe të kërkojë që qeveria e Kosovës të caktojë rreth 40 deri 50 milionë euro, të cilat do të përdoren për të krijuar vende të reja pune dhe për të zgjidhur problemet sociale.Në të njëjtën kohë, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga filloi një tur në komunat nga të cilat është numri më i madh i emigrantëve të paligjshëm dhe foli për çështjen e largimit drejtpërdrejt me qytetarët në rrugë dhe restorante.

Si një nga masat që synojnë frenimin e fluksit të emigrantëve, më 5 shkurt, qeveria vendosi të formojë një komision që do të marrë në konsideratë mundësinë e anullimit të të gjitha borxheve të qytetarëve të Kosovës në institucionet dhe ndërmarrjet publike të krijuara nga mesi i vitit 1999 deri në fund të vitit 2008, mundësinë e shuarjes të interesave për borxhet e qytetarëve dhe kompanive të marra pas vitit 2008.

Autoritetet po përballen me një detyrë të vështirë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, u shpreh se emigrimi është një barrë e rëndë për autoritetet, dhe lajmëroi se do të merren masa të shumta për ta parandaluar atë, shoqëruar me krijimin e kushteve më të mira tëjetesës për qytetarët. Më 12 shkurt, Mustafa deklaroi për Agjensinë e Lajmeve Beta, se “masat do të merren me Ministrinë e Brendshme të Kosovës, për të ndaluar largimin e qytetarëve nga Kosova”, gjithashtu autoritetet janë duke punuar për informimin e qytetarëve se nuk mund të përfitojnë azil në Europë për arsye ekonomike. 

Qeveria e Kosovës gjithashtu është duke përgatitur një program zhvillimi, për të garantuar qëndrimin e qytetarëve në Kosovë, dhe aktualisht ka në dispozicion rreth 50 milion euro kryesisht për zhvillimin e bujqësisë, duke shtuar se, në rast nevoje, do të ndahen më shumë fonde.

Sipas Mustafës, Kosova, është e gatshme të kthejë mbrapsh qytetarët të cilët tentuan të mbërrijnë në Europë. “Ne jemi të gatshëm të pranojmë kthimin e personave të cilët kanë mbetur tashmë në Europë. Nuk është e lehtë, referuar numrit të madh të tyre”-tha Mustafa.

Kosova, vendi më i varfër në rajon

Sipas një analize realizuar ngë Radio Televizioni i Kosovës, të ardhurat personale të punonjësve të sektorit publik në Kosovë, janë mesatarisht 100 euro më të larta se në vendet fqinje-Serbi, Mal i Zi, Maqedoni dhe Shqipëri. Pavarësisht kësaj, Kosova mbetet vendi më i varfër në rajon, ku gati 30% e popullsisë jeton në varfëri, 10% e së cilës jeton në varfëri ekstreme, me më pak se 1 dollar në ditë. Niveli i papunësisë, referuar të dhënave zyrtare, është rreth 30%, ndërkohë referuar atyre jo zyrtare arrin 40%,dhe në moshat e reja 15-24 vjeç papunësia është 55.9%. Kjo grupmoshë përbën dhe numrin më të madh të emigrantëvë.

Vitin e shkuar, Kosova shënoi mbi 3%, rritje të PBB-së, ndërkohë PBB-ja për frymë për vitin 2013, ishte 2,935 euro, 2 herë më pak se në vendin më të varfër të BE-së, Bullgaria 5,600 euro dhe gati 9 herë më pak se në mesataren e Europës, gati 26,600 euro për frymë në vitin 2013.

Tranziti përmes Serbisë

Emigrantët e paligjshëm nga Kosova, në pjesën më të madhe mbërrijnë në Hungari përmes Serbisë- njëkohësisht rruga më e shkurtër direkte dhe zakonisht hyrja ilegale në vendet e Europës. Lidhur me këtë, kreu i bashkisë së qytetit kufitar Asotthalom, ka kërkuar ngritjen e një muri për të ndaluar mbërritjen e emigrantëve.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor pa një regjim të lirë të vizave me Europën, edhe pse në janar të vitit 2012 u zhvilluan bisedime mbi këtë temë mes Komisionit Europian dhe autoriteteve kosovare. Ndërkohë, numri i aplikuesve kosovar për pasaportë serbe është rritur, duke qenë se Serbia e konsideron Kosovën si provincë të saj autonome dhe përfiton nga regjimi i lirë i vizave me BE-në. Ministri i Brendshëm serb Nebojša Stefanović, në fillim të shkurtit u shpreh se kanë mbërritur mbi 6,000 aplikime, pa saktësuar periudhën në të cilën janë kryer.

Zgjerimi i marrëveshjes, Beograd-Prishtinë për lirinë e lëvizjes, në shtator të vitit 2014, gjithashtu ka lehtësuar lëvizjen e kosovarëve përmes Serbisë, ku sipas autoriteteve serbe, shënojnë dhe lëvizjen më të madhe në Europë.

Disa përfaqësues të autriteteve serbe, pohojnë se ka pasur edhe në të shkuarën është shënuar një numër i madh i emigrantëve nga shqiptarët e Kosovës, por çështja u politizua dhe mediatizua, pas dialogut të 9 shkurtit mes Beogradit dhe Prishtinës në qytetin e Brukselit.  Ky takim, shërbeu për kryeministrin e Kosovës dhe Serbisë, si një mundësi për të diskutuar rreth emigracionit dhe mënyrave të ndalimit tw tij -siç u konfirmua nga Mustafa në deklaratën për shtyp.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dačić tha në Budapest më 11 shkurt, se Bashkimi Europian duhet ta trajtojë çështjen e emigrantëve kosovar më me seriozitet, duke qenë se as Serbia dhe as Hungaria nuk janë destinacioni final.

Bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Europian

Për shkak të rritjes së numrit të kosovarëve që përpiqen të hyjnë në Europë përmes Serbisë, parandalimi i emigraciont masiv, ishte tema kryesore e takimit të zyrtarëve të lartë të policisë të Hungarisë, Serbisë, Austrisë, Gjermanisë, në Beograd më 9 shkurt.
Drejtuesit e policisë së këtyre vendeve, ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin dhe kontrollin kufitar. Duke përfshirë, rritjen e numrit të zyrtarëve të policisë kufitare në kufirin serbo-hugarez, shtimin e xhandarmërisë dhe pushtetin e përgjithshëm të policisë në kontroll, dhe përdorimin më të madh të policisë për të gjetur kontrabandistët/trafikantët.

Ekspertët gjerman, do të asistojnë në identifikimin e dokumentave të falsifikuara dhe në përdorimin e imazheve termike të kamerave, përgjatë linjës së kufirit Serbi-Hungari. Përvec arsyes ekonomike, disa analistë në rajon shprehen se si shkaktar i migrimit masiv janë dhe grupet kriminale, të cilët organizojnë kalimin e kufirit si dhe gjenerojnë përftitime të larta përmes kësaj veprimtarie të paligjshme.

Bashkimi Europian detyron Kosovën të marrë masa

Komsioni Europian i ka kërkuar Prishtinës, të parandalojë largimin masiv të kosovarëve drejt Bashkimit Europian, me anë të vëzhgimit të kufirit dhe marrjen e masave urgjente. Komisioni shtoi se numri i emigrantëve illegal kosovar që kërkojnë azil në BE, ka arritur 40% që në muajin dhjetor, duke kaluar deri tani, numrin më të madh të grupeve të emigrantëve nga Siria dhe Afganistani që vijnë ilegalisht, ose kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së.

Zëdhënësja Natasha Bertaud, deklaroi se Prishtina duhet të rrisë mbikqyrjen e kufirit, të intensifikojë fushatën për të drejtat e individëve që udhëtojnë në Bashkimin Europian, dhe të forcojë bashkëpunimin me vendet tranzitore për emigrantët, si dhe vendet e Bashkimit të cilët ata synojnë të mbërrijnë. “Ne jemi duke diskutuar këtë çështje me autoritetet kosovare, që është gjithashtu subjekt i shqyrtimit në kuadër të dialogut të liberalizimit të vizave (BE-Kosovë)”, përfundoi Bertaud.

                                                                                                                                EurActiv, shkurt 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk