Shoqëria civile në Maqedoni: Gjithnjë e më e politizuar dhe pro-qeveritare

Shoqëria civile në Maqedoni: Gjithnjë e më e politizuar dhe pro-qeveritare

Në disa raste, zyrtarët e partisë së Nikola Gruevskit, kanë lidhje të ngushta me OJQ-të , duke rritur kështu gjasat e konfliktit të interesave në një sektor në të cilën politizimi, edhe pse i pashmangshëm, ka për qëllim mbajtjen nën kontroll.

Partia në pushtet akuzon OJQ-të e financuara nga qeveritë e huaja dhe fondacionet ndërkombëtare se shërbejnë si zëvendësim i opozitës.

Shumë punonjës të OJQ-ve të financuara nga institucione të huaja pohojnë se qeveria një ndikim të drejtpërdrejtë në grupet e shoqërisë civile që ndajnë ideologjinë e saj.
"Nëse ne nuk e shohim kryeministrin Gruevski në lajme, atëherë shohim OJQ-të që përcjellin mesazhin e tij" thotë Nikola Naumoski, aktivist nga Plostad Sloboda, një OJQ që ka protestuar kundër projektit Shkupi 2014.

Organizata e tij financohet nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, një fond ndërkombëtar i krijuar nga investitori George Soros, dhe me seli në SHBA. Zyrtarët e qeverisë maqedonase shpesh akuzojnë Soros për ndërhyrje në punët e vendit dhe shumë organizata të financuara prej tij pengohen në forma të ndryshme të zhvillojnë punën.
Të gjitha OJQ-të në Maqedoni kanë detyrim ligjor që të publikojnë burimin dhe masën e financimeve. Megjithatë, kjo transparencë nuk është respektuar gjithnjë. Shumë prej organizatave më të vogla të financuara nga shteti nuk kanë faqet e tyre, dhe për këtë arsye nuk kanë lista të aktiviteteve të tyre.

Nga ana tjetër, organet shtetërore që i financojnë ato - të tilla si ministritë, komunat ose një agjenci qeveritare qendrore - nuk japin detaje mbi organizatat që mbështesin.
" Projektet publikohen vetëm me tituj ", thotë Malinka Ristova, presidente e Institutit të Politikës Europiane , një OJQ e financuar nga donatorë të huaj që nxit debatin për integrimin në BE. " Nuk ka raporte për atë që është bërë, kështu që ne nuk mund të dimë se si janë shpenzuar paratë. "

Shumë aktivistë maqedonas besojnë se çelësi për të pasur shoqëri civile më transparente varet nga integrimi në BE. Ata do të donin një model si ai vendeve si Republika Çeke, e cila gjithashtu doli nga komunizmi, por tashmë ka një shoqëri civile të shëndetshme - pjesërisht për shkak të reformave të kryera për tu anëtarësuar në BE.

Balkan Insight, 10 dhjetor 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk