Standarte
BE-ja konsideroi se do të kërkohen disa standarde që të mbyllen përkohësisht dy kapitujt,duke përfshirë këtu ndryshime legjislative nga Mali i Zi dhe kapacitete të nevojshme administrative për zbatimin e acquis të BE-së në kapitujt respektiv.
Për kapitullin 16, duhet të plotësohen standartet e mëposhtme:
• Mali i Zi duhet të miratojë legjislacionin në fushat që kërkojnë angazhimin e mëtejshëm. Në mënyrë të veçantë duhet të bëjë përparim të dukshëm në lidhje me TVSH, akcizat dhe tatimet direkte. Duhet t’i paraqesë Komisionit një afat kohor të detajuar për arritjen e harmonizimit të plotë me acquis e BE-së nga data e pranimit.
• Mali i Zi zotëron kapacitetet e përshtatshme administrative dhe infrastrukturën e nevojshme në zyrat e saj qendrore dhe lokale tatimore për të zbatuar legjislacionin e saj tatimor, për të mbledhur taksat dhe për të kontrolluar tatimpaguesit e saj. Përveç kësaj, ajo duhet të sigurojë që Zyra Ndërlidhëse Qendrore dhe ajo për administrimin e akcizës të kenë personel të mjaftueshëm dhe operacional.
• Mali i Zi duhet të tregojë progres të mjaftueshëm në zhvillimin e sistemeve IT të administratës tatimore, në veçanti ato për TVSH, akcizat (EMCS) dhe sistemeve të nevojshme për bashkëpunimin e taksave dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e taksimit të drejtpërdrejtë.
Për kapitullin 30, duhet të plotësohen standartet e mëposhtme:
• Mali i Zi duhet t’i paraqesë Komisionit një plan veprimi për përgatitjet e mbetura në drejtim të përafrimit legjislativ. Plani duhet të sjellë marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me acquis e BE-së. Ajo duhet të rrisë kapacitetin administrativ dhe kontrolllojë zbatimin e plotë të acquis në këtë kapitull, nga dita e pranimit.
Hapat e ardhshëm
BE-ja do të monitorojë të gjitha çështjet specifike të përmendura në pozicionet e saj të përbashkëta për të siguruar kapacitetet administrative të Malit të Zi dhe kapacitetin e saj për të përfunduar përafrimin ligjor. Monitorimi i progresit në përafrimin dhe zbatimin e acquis do të vazhdojë gjatë gjithë negociatave, kurse një vlerësim përfundimtar mund të bëhet vetëm në një fazë të mëvonshme. Ndërkohë është planifikuar për në qershor 2015 organizimi i një konferencë në nivel ministror.
European Council, mars 2015